Blog Image
2024-11-25

Shpellat e Kusarit

Shpellat e Kusarit, të vendosura rreth 9 km larg qytetit të Gjakovës dhe 1 km nga fshati Kusar, ofrojnë një destinacion unik për adhuruesit e natyrës dhe historisë. Këto shpella ndodhen në një terren malor të shkëmbinjve karstikë, në rrëzë të maleve të Pashtrikut, në jugperëndim të Kosovës, rreth 70 km larg Prishtinës. Me një lartësi prej 501 metrash mbi nivelin e detit, zona përreth shpellave karakterizohet nga një reliev i larmishëm dhe fusha të mbuluara me bimësi të dendur.

Shpellat përbëhen nga një oborr i madh natyror, i fortifikuar me shkëmbinj të lartë, dhe dy ambiente të veçanta shpellore. Ambienti i parë, i gjatë 11 metra, është i thelluar në shkëmb dhe ka një dysheme të sheshtë shkëmbore. Ambienti i dytë është më i madh, me një gjatësi prej 20 metrash, dhe hyrje të orientuar nga jugperëndimi. Të dyja ambientet janë të mbushura me shtresa dheu, gurë dhe blozë, ku janë zbuluar fragmente të qeramikës parahistorike dhe tullave të antikitetit të hershëm, dëshmi e banimit të tyre që nga epoka e eneolitikut dhe periudha antike (shekujt II-III pas Krishtit).

Klima e butë e rajonit dhe afërsia me Gjakovën e bëjnë këtë destinacion tërheqës për vizitorët. Mesatarisht, temperatura është 11°C, me gushtin si muaji më i ngrohtë dhe dhjetorin si më të ftohtin. Reshjet janë të moderuara, me muajin nëntor më të lagështin dhe gushtin më të thatin.

Në të ardhmen, planifikohet që vizitat në Shpellën e Kusarit të bëhen me një ciceron dhe hyrja të jetë me pagesë, duke e bërë këtë destinacion edhe më të organizuar dhe tërheqës për turistët. Një vizitë në Shpellat e Kusarit është një mundësi e shkëlqyer për të eksploruar natyrën dhe historinë e pasur të Kosovës.



The Kusar Caves

The Kusar Caves, located about 9 km from the city of Gjakova and 1 km from the village of Kusar, offer a unique destination for nature and history lovers. These caves are located in a mountainous terrain of karst rocks, at the foot of the Pashtrik Mountains, in southwest Kosovo, about 70 km from Pristina. With an altitude of 501 meters above sea level, the area around the caves is characterized by a varied relief and fields covered with dense vegetation. The caves consist of a large natural courtyard, fortified with high rocks, and two separate cave environments. The first environment, 11 meters long, is deepened into the rock and has a flat rocky floor. The second environment is larger, with a length of 20 meters, and an entrance oriented from the southwest. Both environments are filled with layers of soil, stones and soot, where fragments of prehistoric pottery and bricks from early antiquity have been discovered, evidence of their habitation since the Eneolithic era and the ancient period (2nd-3rd centuries AD).

The mild climate of the region and the proximity to Gjakova make this destination attractive to visitors. On average, the temperature is 11°C, with August as the warmest month and December as the coldest. Precipitation is moderate, with November as the wettest and August as the driest.



Të sugjeruara

Alpinizëm 2024-07-23

Ngjitja në Gjeravicë

Bjeshkatari 2024-11-19

Destinacionet Kryesore për Hiking dhe...

Çiklizëm 2024-11-25

Shpellat e Kusarit