Blog Image
2024-11-25

Municipum DD-Lokaliteti arkeologjik ne Leposaviq

Ky lokalitet arkologjik i takon shekujve II-III dhe ndodhet në teritorin e Kosovës Veroiore. Në kohën kur u ndërtua ky vendbanim i tipit urban, ishte zona më e rëndësishme administrative në Provincen e atëhershme romake të Dardanisë, edhe pse nga gjurmët vërehet ekzistenca e një vendbanimi parahistorik në të cilën u ndëruta më vonë Municipumi DD.


Lokaliteti arkeologjik Municipium DD (Dardanorum), ndodhet në pjesën veriore të Kosovës, rreth 27 kilometra në veri të Mitrovicës, në komunën e Leposaviqit, e lokalizuar në fshatin Soçanicë dhe me një pozitë të shkëlqyeshme gjeografike, e pozicionuar në mes të grykëderdhjes së lumenjve Ibër dhe Soçanicë në një anë dhe në mes të bjeshkëve të Rogoznës dhe Kopaonikut, në anën tjetër. Zona përreth ishte e pasur me xehe metalike si arë dhe argjend, dhe pikërisht për këto burime natyrore u ngrit nga një vendbanim i vogël, në njërën ndër qendrat më të rëndësishme urbane antike mjaft aktive gjatë periudhës së sundimit të romakëve ndër këto troje.

Në burimet e shkruara si dhe në literaturën antike apo edhe në itineraret romake, nuk ka as edhe një fjalë për ekzistencën e tij, megjithatë, ekzistenca e këtij vendbanimi u dëshmua vetëm me rastin e hulumtimeve sistematike të zhvilluara gjatë pjesës së dytë të viteve pesëdhjetë dhe gjatë viteve gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar.

Gërmimet e ndërmarra u përqendruan në pjesën lindore të vendbanimit, ku edhe janë zbuluar forumi, horrea, bazilika urbana, pjesë të termave dhe detaje të disa objekteve shoqëruese si dhe nekropoli verior.

Nga gjetjet e materialit arkeologjik rezulton se Municipium DD ka ekzistuar fillimisht si vendbanim parahistorik për t’u rritur dhe zhvilluar në një qytet të mirëfilltë antik romak në periudhën kohore prej pjesës së fundit të shekullit të parë e deri në pjesën e parë të shekullit të katërt të erës sonë. Ky vendbanim ka karakteristikat e një qyteti tipik të urbanizuar romak dhe kap hapësirën prej rreth 30 hektarësh. 



Municipum DD-Archaeological site in Leposaviq

This archaeological site dates back to the 2nd-3rd centuries and is located in the territory of Northern Kosovo. At the time when this urban-type settlement was built, it was the most important administrative area in the then Roman Province of Dardania, although traces show the existence of a prehistoric settlement on which the Municipium DD was later built.


The archaeological site Municipium DD (Dardanorum), is located in the northern part of Kosovo, about 27 kilometers north of Mitrovica, in the municipality of Leposavic, located in the village of Soçanica and with an excellent geographical position, positioned between the mouths of the Ibar and Soçanica rivers on one side and between the mountains of Rogozna and Kopaonik, on the other side. The surrounding area was rich in metal ores such as lead and silver, and precisely because of these natural resources it rose from a small settlement to one of the most important ancient urban centers, quite active during the period of Roman rule in these lands.

In written sources as well as in ancient literature or even in Roman itineraries, there is not a single word about its existence, however, the existence of this settlement was proven only during the systematic research carried out during the second half of the fifties and during the sixties of the last century.

The excavations undertaken were focused on the eastern part of the settlement, where the forum, horrea, urban basilica, parts of the baths and details of some associated objects as well as the northern necropolis were discovered.

From the archaeological material findings it results that Municipium DD initially existed as a prehistoric settlement to grow and develop into a proper ancient Roman city in the period from the last part of the first century to the first part of the fourth century AD. This settlement has the characteristics of a typical urbanized Roman city and covers an area of ??about 30 hectares.

Të sugjeruara

Çiklizëm 2024-11-25

Municipum DD-Lokaliteti arkeologjik ne...

Bjeshkatari 2024-11-20

Destinacionet Kryesore për Hiking dhe...